Fiko: Balotelli më maltreton psiqikisht

Rafaela Fiko, ish e dashura e Mario Balotellit, pohon se futbollisti italian tashmë disa javë e keqtrajton psiqikisht.

Fiko dhe Balotelli kanë zgjidhur lidhjen në prill, por manekinia 24 vjeçare më pas ka shpallur se është shtatzënë dhe se sulmuesi dy vjet më i ri i Manchester City është baba.

Balotelli në këtë është përgjigjur me kërkesë për konfirmimin e atësisë, ndërsa thekson se nuk do të ndalet vetëm me atë.

 “Mario më është lajmëruar për më tepër se 30 herë. Më bërtiste dhe më thonte emra të shëmtuar” – tha për “The Sun” Fiko.

“Duhej të kuptoja se për çfarë njeriu bëhet fjalë kur më tha se mund të del me prostituta, të shkatërroj vetura dhe të shtin flakën shtëpisë së vet.

Por, ditën e ardhshme do të kthehem në terren, do të jap gola dhe do të jem më i mirë” – komentoi Fiko fjalët e futbollistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button