Qeveri: Vizita në Sllupçan ka qenë komemoracion privat

“Kjo ngjarje për Qeverinë nuk ka kurrëfarë karakteri zyrtar, as trajtim shtetëror. Për këto arsye, dhe në bazë të ligjeve, paraqitja e personave të cilët momentalisht janë anëtarë të Qeverisë në këtë ngjarje, për Qeverinë ka trajtim të vizitës së tyre private në një komemoracion privat, për shkak se as Qeveria nuk i ka dërguar në ngjarje të tillë, as që u ka dhënë autorizim që në atë ngjarje ta prezantojnë, e as të flasin në emër të Qeverisë, dhe as që ka ngjarja karakter zyrtar shtetëror.

Qeveria nuk mund të ndërmarrë masa ndaj personave të cilët në njëfarë kohe të lirë të vetë, dhe në angazhime private, janë paraqitur ose kanë folur në ndonjë ngjarje. Paraqitja e personave të caktuar në këtë ngjarje dhe ajo që është theksuar nga persona të caktuar në këtë ngjarje nuk shpreh politikat dhe pozicionet e Qeverisë, dhe nuk mund të vihet në korrelacion me qëndrimet zyrtare të Qeverisë, thuhet në reagimin e Qeverisë, për ngjarjen në Sllupçan.

Qeveria përshëndet zhvillimin e shoqërisë multietnike dhe punon në atë aspekt, por njëkohësisht vlerëson se ndërtimi i mirëbesimit mes bashkësive nuk mund të realizohet në mënyrë efektive me ngjarje të izoluara të cilat nuk kanë mbështetje të gjerë në opinion, dhe me vënien e ngjarjeve të caktuara në funksion të agjendës politike-partiake, por përkundrazi mund të realizohet me aktivitete të pranuara në përgjithësi që nuk do t’i lëndojnë apo keqpërdorin ndjenjat e qytetarëve apo themelet e zhvillimit juridik shtetëror, thuhet në reagimin me shkrim të Qeverisë.

Prej këtu thuhet se Qeveria nuk i pranon tentimet për politizimin e kësaj ngjarje të izoluar që nuk shpreh politikën qeveritare në përllogaritje partiake. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button