RDK ngushëllon familjen Xhaferi

“Me keqardhje dhe pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit Arbën Xhaferri. Në këto momente të dhimbjes për familjen Xhaferri, Rilindja Demokratike Kombëtare ndan pikëllimin me familjarët e të ndjerit duke vlerësuar se mungesa e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoni do të jetë evidente”, shkruhet në telegramin e ngushëllimit të RDK-së. 

Arbën Xhaferrin, shqiptarët gjithmonë do ta mbajnë mend si një  politikan dhe njeri me ndikim në rrjedhat politike shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë. 

Sfidat e politikës shqiptare në Maqedoni që ishin motiv dhe përkushtim i angazhimit të Arbër Xhaferrit në politikë, janë sot po aq aktuale sa edhe në kohën kur Arbën Xhaferri u inkuadrua aktivisht në politikën shqiptare në Maqedoni.   

“Me këtë rast, në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, anëtarëve të familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button