DR ngushëllon familjarët dhe miqtë e Xhaferit

Edhe nga Demokracia e Re kanë arritur ngushëllimit për familjen e të ndjërit Arbën Xhaferi.

“Me ndarjen nga jeta të Arbën Xhaferit Demokracia e Re i shpreh ngushëllimet e saja më  të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij, duke dashur që në këto momente kaq të vështira të ndajë bashkarisht me ta dhimbjen e madhe dhe pikëllimin e thellë.

DR vlerëson aktivitetin prej politikani, intelektuali dhe atdhetari të Arbën Xhaferit si dhe kontributin e tij në jetën politike në Maqedoni” – thuhet në telegramin e dërguar nga DR./portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button