Ertani mbetet “Partizan”

Ertan Demiri ka vazhduar kontratën me Partizanin edhe për një vit tjetër. Lajmin e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare, të cilët kanë mbetur të kënaqur me angazhimin e futbollistit shkupjan gjatë sezonit të sapopërfunduar në Shqipëri, ku skuadra e tyre arriti të pozicionohet në vendin e 5-të.

Demiri ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar te Partizani gjatë sezonit 2013/2014, duke arritur që të shënojë edhe 4 gola, ndërsa përgjatë fazës së tretë të kampionatit ai mori edhe shiritin e kapitenit duke fituar edhe më shumë simpatinë e tifozerisë së kuqe “Guerillsave”.

Rikujtojmë më herët kontratën me Partizanin vazhduan edhe dy futbollistët tjerë nga Maqedonia, Mevlan Murati dhe Nderim Nexhipi.

Lajme të ngjashme

Back to top button