Siri, masakra e Houlas, OKB fajëson regjimin

Ushtria siriane dhe milicia besnike regjimit të presidentit Bashar al-Assad janë fajtorë për masakrën e ndodhur në qytetin Houla ku gjetën vdekjen të paktën 108 civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. 

Ky është përfundimi i hetimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara që vizituan qytetin vetëm një ditë pas masakrës, e konsideruar më e tmerrshmja që nga nisja e protestave kundër presidenti Assad në Siri. 

Hetuesit e OKB-së thonë se janë përgatitur akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Siri dhe të akuzuarit ndodhen në të dyja krahët, si nga ushtria e presidentit Assad ashtu dhe nga forcat e armatosura të opozitës.

Masakra e Houlas ndodhi më 25 maj dhe sipas OKB-së nga një sulmi i ushtrisë siriane gjetën vdekjen 108 civile, mes të cilëve 49 fëmijë dhe 34 gra.

Ndërkohë, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të një ndërtese ushtarake në Damask, e cila është edhe pranë hotelit ku qëndrojnë monitoruesit e Kombeve të Bashkuara. 

Televizioni shtetëror ka thënë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba dhe se tre persona janë plagosur. Burimet e OKB-së ende nuk e kane konfirmuar lajmin. Komiteti Koordinator i Opozitës ka thënë se se incidenti ka ndodhur pranë kompleksit ushtarak në Sheshin Umajed të Damaskut. 

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare flasin edhe për të shtëna me armë zjarri në ndërtesën ky ndodhen zyrat e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit në Damask.

Lajmi njoftohet nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër. “Ka të shtëna me armë zjarri, artileri të lehtë në lagjen Mazze, pranë zyrave të kryeministrit dhe ambasadës siriane”, thuhet në njoftimin e Observatorit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka akuzuar Iranin se luan rol të madh në konfliktin sirian.

Në Mekë, në anën tjetër, po zhvillohet konferenca e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila në fokus ka krizën siriane. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button