Vdiq Arben Xhaferi

Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi ndërroi jetë sot në orën 16 si pasojë e sulmit në kokë që e përjetoi ditë më parë. Lajmin e konfirmuan nga Klinika për neurokirurgji.

“I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim në këto raste por për fat të keq ndodhi më e keqja” tha dr. Sllobodan Damjanovski.

Informacionin e kanë konfirmuar në PDSH, partia në të cilën Xhaferi ishte kryetar nderi. Ai javën e kaluar është gjetur në shtëpinë e tij në gjendje kome, pasi kishte marrë sulm në tru.

Kryetari i mëparshëm i PDSH-së, disa vite me radhë ka vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit dhe për shkak të gjendjes shëndetësore pas 12 vitesh që kishte udhëhequr me PDSH-së, në vitin 2007 u largua nga posti lider partie.

Xhaferi është lindur në Tetovë më 24 janar të vitit 148. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik. Deri në vitin 1990 ka punuar radiostacionet televizive në Prishtinë, Kosovë si kryeredaktor i programit kulturor. Ka qenë kryetar i PPD-së në Maqedoni nga 18 prilli i vitit 1995, e më pas lider i Partisë Demokratike Shqiptare deri në vitin 2007.

Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Maqedoni është zgjedhur si deputet i pavarur (1994), e më pas si deputet i PDSH-së. Është i njohur për deklaratat e tij kontroverse dhe radikale për rregullimin shtetëror dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button