Besimi: Nuk është kuptuar qëllimi i mirë

Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi sot në vizitë joformale me ish ministrat e mbrojtjes dhe kryeshefat e Shtatmadhorisë, si pjesë e shënimit të 20 vjetorit të ARM-së, komentoi vizitën zyrtare të tij bashkë me zyrtarë tjerë nga ARM të përmendores së dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan.

“Ndërtimi i besimit bazohet në respekt të ndërsjellë. Sinqerisht më vjen keq që nuk është kuptuar plotësisht kjo përpjekje për pajtim në frymën Marrëveshjes së Ohrit, i cili është pjesë e kushtetutës, dhe kjo është shumë me rëndësi për ardhmërinë dhe prosperitetin e Republikës Maqedonisë” – deklaroi ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi.

Në pyetjen se a ka pasur koordinim me presidentin Ivanov, njëherësh edhe komandantin e forcave të armatosura, dhe me kryeministrin, Besimi u thirr në Kushtetutën.

Institucioni Kryetar i Republikës së Maqedonisë ka dhënë akordin me vetë nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Sipas ministrit Besimi, nuk ekziston asnjë tension, për shkak se, siç tha ai, për atë që duhet të ketë sukses Maqedonia, do të ketë sukses. Ai deklaroi se nuk duhet të ketë asnjë frikë në çfarëdo aspekti pasi që garancioni më i sigurt për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë është që qytetarët të respektohen mes vete./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button