Shkup, e rrëmben dhe e rrah ish-të dashurën

Tridhjetë e një vjeçari I.Sh. nga Shkupi e ka rrëmbyer dhe me shkop e ka rrahur ish-të dashurën e tij tridhjetë e dy vjeçare M.D. nga Shkupi, pasi që ajo është ndarë nga ai. Incidenti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në bulevardin Krste Misirkov në Shkup, derisa vajza po priste autobus.

I.Sh. e ka futur atë në veturën e tij dhe e ka dërguar në kodrën mbi Gazi Babë, ku e ka rrahur atë derisa ajo ka humbur vetëdijen. 

Dhunuesi është arrestuar nga policia, ndërsa gjykatësi hetues i ka caktuar atij 30 ditë paraburgim, përderisa vajza po shërohet në Spitalin e qytetit të Shkupit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button