Brucoshë, është koha për regjistrim!

Për kandidatët të cilët  e kanë kaluar maturën shtetërore fillon regjistrimi në vitin e parë të vitit studimor 2012/2013 në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni. Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip sot dhe nesër dorëzohen dokumentet, në universitetet në Shkup, Manastir dhe Ohër paraqitja është nesër dhe pasnesër, ndërsa në Universitetin shtetëror në Tetovë nga 21 deri më 24 gusht.

Sipas informacionit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në pesë universitetet publike ka gjithsej 28.988 vende të lira, prej të cilave për studentë të rregullt me kuotë shtetërore janë siguruar 17.371 vende, 7.805 janë për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve dhe 3.812 vende të lira ka për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup ka 12.251 vende të lira, prej të cilave 6.904 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 3.931 për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve dhe 1.416 vende të lira për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka 5.170 vende të lira, prej të cilëve 3.445 për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 1.280 për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve dhe 445 vende të lira për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir ka 4.58 vende të lira, prej të cilave 2.085 për studentët e rregullt në kuotë shtetërore, 1.329 për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve dhe 644 vende të lira për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip ka 7.209 vende të lira. Prej tyre, 4.717 janë për studentët e rregullt me kuotë shtetërore, 1.185 për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve dhe 1.307 vende të lira për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin për Shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostul Pali” në Ohër janë 300 vende të lira, prej të cilave 220 për studentët e rregullt me kuotë shtetërore dhe 80 vende të lira për kuotën studentë të rregullt me financimin e studimeve.

Informacione më të thukta për dokumentet e nevojshme dhe për vendin e dorëzimit të tyre, për afatet e regjistrimit dhe për kriteret dhe kushtet për regjistrim në programet studimore mund të merren në fakultet, gjegjësisht në universitetin ku studentët dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin e tyre.

Në universitetet në Shkup, Manastir, Shtip dhe Ohër afati i dytë për regjistrim është më 3 dhe 4 shtator, ndërsa në USHT në Tetovë nga 5 deri më 7 shtator. Afati i tretë është më datën 17 të muajit të ardhshëm në Shkup dhe Manastir, dhe nga 17 deri më 21 shtator në Tetovë, më 14-in në Shtip dhe më 15-in në Ohër. /mia

Lajme të ngjashme

Back to top button