SHBA ka pranuar udhëheqësin e opozitës venezualiane si president

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pranuar udhëheqësin e opozitës venezualiane, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit në eskalimin e armiqësisë së vazhdueshme midis Washingtonit dhe presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).

Guaido është presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, të cilin Maduro refuzon ta njohë.

“Në rolin e saj, si dega e vetme legjitime e qeverisë së zgjedhur në mënyrë të duhur nga populli venezuelian, Asambleja Kombëtare e thirri kushtetutën e vendit për të deklaruar Nicolas Maduro-n jolegjitim, prandaj zyra e presidencës është e lirë”, tha Trump në njoftimin e vendimit të tij.

Më tej, Trump u bëri thirrje qeverive të tjera të hemisferës perëndimore të ndjekin shembullin në deklarimin e Guaido-s si udhëheqës legjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button