Ruhani: SHBA nuk ka arritur qëllimin pavarësisht të gjitha sanksioneve

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se pavarësisht të gjitha sanksioneve, SHBA-të nuk e kanë arritur qëllimin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Rouhani në një fjalim pas takimit të bordit të kabinetit të ministrave në Teheran ka folur në lidhje me sanksionet e SHBA-ve.

“Jam i kënaqur të them se po ndjekim një sërë mënyrash për të shitur naftën dhe ne do të depërtojmë sanksionet amerikane. SHBA-të nuk e arritën qëllimin e tyre pavarësisht të gjitha sanksioneve. Edhe ata vetë e kanë pranuar që me embargot nuk ia kanë arritur qëllimit”, tha Rouhani, duke shpjeguar se SHBA po përpiqet të mbaj nën presion Iranin në çështjen e eksportimit të naftës dhe në atë të sektorit bankar.

Presidenti Rouhani mbrojti idenë e tij se “sanksionet mizore dhe të paligjshme” të SHBA-ve janë vetëm një faktor që ushtron presion ndaj popullit dhe se ata me veprimet e tyre të reja do të neutralizojnë embargot mbi çështjet bankare dhe çështjet e tjera.

– “Irani është një vend që nuk mund të fshihet nga tregu i energjisë”

Siç tha Rouhani, historinë e saj 40-vjeçare të revolucionit iranian prodhimi i energjisë është dyfishuar.

“Rezervat e naftës dhe të gazit natyror kanë arritur në shifra shumë të larta në krahasim me vitet e para të revolucionit. Sot, rezervat e reja të naftës të njoftuara nga ministri i naftës kanë treguar se Irani është një vend që nuk mund të fshihet nga tregu i energjisë”, tha Rouhani.

Rouhani shtoi se mund të garantojnë të gjithë botën se ata janë duke luftuar kundër terrorizmit dhe se do të vazhdojnë këtë luftë edhe në çështjet financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button