Njoftoni miqtë në Facebook që po prisni fëmijë, të gjithë ta dinë!

Me siguri që shumica prej jush keni përjetuar momentin kur ndonjë mik i juaji në Facebook është bërë prind. Disa minuta pasi që foshnja të jetë njoftuar me prindërit e tij dhe anasjelltas, atë e njoftojnë edhe qindra njerëz të tjerë, me publikimin e menjëhershëm të fotografive në Facebook.

Prandaj, që këta persona ta kenë ende më të lehtë dhe t’i paralajmërojnë miqtë menjëherë pas nisjes së shtatzënisë, Facebook shtoi edhe një opsion për të njoftuar miqtë në lentën kohore.

Krahas opsioneve të ndryshme për të  shtuar hobin, lidhjen e dashurisë e kështu me radhë, prej tani e tutje keni edhe opsionin me të cilin do t’i njoftoni miqtë se po prisni fëmijë.
Ky opsion i ri i cili quhet “Expecting a baby” ndodhet në “Family & Relationships” dhe në këtë mënyrë mund ta paralajmëroni lindjen e fëmijës suaj./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button