“PAX AMERICANA”

… por pendimi i vonuar nuk sjell dobi! Të rrish urtë, të mos flasësh, të mos kritikosh, duke i numëruar ditët deri në ‘varësinë e plotë nga dreqi i mallkuar dhe magjia e tij e shenjtë e helmuese’, ngadalë po shndërrohemi në  qenie etnike që disi,  nuk po arrijmë te  njihemi  ndërmjet veti. Momenti në fjalë, po na bën që rrallë herë të  flasim për atë që kemi qenë dhe që duam të arrijmë si popull antik me vlera dhe identitet unik, që të tjerët do e dëshironin.” Sa është e gjatë dhe ku po shpjer kjo rrugë, që në qetësi të kobshme, tanimë për dekada, dhe në pavetëdije, po trasojmë?

Për lexuesin:

Mesazhi i këtij shkrimi, është  fakt i verifikuar i “miqësisë së madhe të shqiptarit  të shekullit të ri, më perëndimin e civilizuar demokratik” Rruga që na mësuan rilindasit tanë-sytë drejt perëndimit,  andej ku dielli po lind, në masën e ulët popullore,  laike, disi po zbehet. Diçka e shëmtuar dhe e çuditshme, po ndodh!  Relfektim  gjithkombëtar,  rreth përmirësimit përfundimtar të gabimit që me fajin tonë, perëndimi e bëri,  dhe faljen e tij, që miqtë oksidental,   të perëndimit të civilizuar, ia kanë pasur borxh kombit më të përvuajtur të Europës, që nga koha kur zgjodhëm të keqen më të vogël që do na udhëhiqte,  pas luftës së dytë botërore. Është një mirëseardhje e ngrohte nga demokracia perëndimore në përqafimin  saj të ngrohtë,  pjesë e të cilit gjithmonë si komb kemi synuar të jemi.

Civilizimi njerëzor, njeh rënie dhe ngritje të  pamatura nga masat matëse që vetë i krijoi. Ato   u arrijtën nëpërmjet lidhjes së  marrëveshjeve të famshme për paqë  e mirësi mbi njerëzimin! Marrëveshje këto që gjithnjë kanë pasur rolin e “thikës së mprehur dytehëshe”, që civilizimi  njerëzor i njeh  si e mira për njërën ndërsa e keqja për palën tjetër.   Andaj rikthejmë mendimin tonë në këto akte të famshme, të turpshme, të shëmtuara,  të bukura, që ndryshuan njerëzimin. Vlen të përmenden: Pax RomanaPax Britannica, apo Pax Mongolica, që si terme u pëdorën për vëndosjen e paqës relative në hemisferën veriore të kontrolluar nga vlerat oksidentale të civilizimit. Termi si i tillë, filloi të bëjë ,bum’ mediatik aty ka mesi i shekullit të XX. Si i tillë, nga analitikët e mëedhej të shkencave të strategjive gjeopolitike globale, perceptohej si realiteti i kontrolluar nga predominaca dhe supremasia e fuqisë multidimensionale, që sot  është e njohur të ushtrohet nga SHBA-të.

Perceptimi i këtij fakti të shenjtë, fatkeqësisht në rrethanat politike, religjioze, kulturore, antropologjike në të cilta po kultivohemi, paraqet mollë sheri, ndërmjet dy taboreve kombëtare. Atij me ngjyrë të gjelbër dhe atij me ngjyrë të kuqe. Si komb i vjetër që jemi,  në nivelin e perceptimeve politike dhe strategjisë afatgjate për pozicionim të kombit dhe shiptarisë në përgjithësi, në vendin që e meritojmë, tanimë për dekada ballafaqohemi me “luftën e heshtur ndërmjet satanit dhe ëngjëllit”, luftë kjo që verifikon shqetësimin e Konicës së famshëm, që dita kur nuk do ta njohim vetveten, po paraqitet  në horizontin e lindjes së diellit nga lindja.

Për të qenë më konkret, ‘perceptimi i shiptarit të shekullit të ri’, është betejë e msheftë dhe pa fjalë, që cvilit dhe lëndon për vdekje “ato të udhës së kombit”, nga ana e atyre që politizojnë religjionin dhe intepretimin e tij, gjithnjë në emër të perëndisë,  dhe vlera e shtuar që këtij fenoimeni i shtohet nga pregatitja e terenit  sipas devizës demagogjike: të qenit më afër vëllezërve të “një feje dhe të një gjaku, atyre të anadolit dhe të oazave të lindjes së mesme e më gjërë”,  demagogjisë së tyre të rrezikshme që injektojnë në gjenin tonë kulturor, me devizën e vetme dhe të shenjtë të të qenit të njëjtë, të qenit vëllezër, dhe përfundimisht konceptin e dukjes së njëjtë, që demostrohet me “veshjen dhe komunikimin e turpit”, edhe me keq,   kontrollimin dhe shterpjen  e mendimit dhe ndjenjes patriotike,  mënyrën e të rezonuarit, që s’do mend shpje në  betejë kulturore, të heshtur  ndërmjet nesh.  Strategji kjo, që gjatë historisë sonë  të dhimshme kombëtare, në rrethana të caktuara të lufërave dhe zënkave Ballkanike,  rezultoi me marrëveshje për “egzoduse komplete të shiptarëve (bazuar në koncepte dhe përkatësi religjioze dhe antropologjike), si ai nga Eipri i poshtëm ( Marrëveshja e Lausannes-1924),  Kosova martire,         (Çurilloviqi dhe planet e tija ) Maqedonia, e shumë rajone  të tjera të shiptarisë,  drejtë gojës gjakësore të Luanit të arabo-selxhuk.

Reultati: miliona shqiptarë të asimiluar deri në pavetëdije, dhe ne mosnjohje të vetvetes dhe rrënjëve të tyre antiko- ilire. Marrëveshjet e këtilla ishin të shumta, dhe në këtë kontekst,  na rangojne në rradhët e popujve më të përvuajtur të botës; si ai Hebrej, dhe popuj të tjerë që fatkeqësisht, u zhduken përgjithmonë nga faqja e dheut.

Në konceptet e politikës bashkëkohore oksidentale, ku demokracia është vlera e pakontestueshme që respiron njerëzimi i barabartë, sistemi në fjalë i vlerave,  gjithandej mbisundon mirëqenien e njërëzimit të civilizuar, dhe të lirë, popujve që janë vetvetja autoktone me identitet të kodifikuar, mekanizëm ky i gatshëm për mbrojtje nga ndikimet ksenofobe të natyrave nga më perfidet, të veshura me ‘petkun e demagogjisë ekstreme’ të padeshifurar nga logjika normale e njeriut si qenie inteligjente. Për me tepër, termi në fjalë, ndër inteligjencën dhe popujt përparimtarë që janë vetvetja, sa vjen e bëhet “kod, tanimë fatmirësisht  i dekoduar i mirësisë dhe sinqeritetit politik, ekonomik e kulturor”, herë i perceptuar si vlerë relative, e herë si absolute, herë si koncept politik i drejtë e herë mashtrues. E mira: Akademia dhe politikbërësit, pjesërisht janë të pozicionuar në taborin e kuq, por fatkeqsisht me mungesë apo rezervë të theksuar për ta trajtuar fenomenin në fjalë.

Sidoqoftë, Pax Americana, ndër popujt e përparuar, që shikimin e kanë andej nga dielli perëndon ( lexo-lind),  ato të  vlerave autoktone, qofshin ato të mëdha apo të vogla,  s’ka gjasa të perceptohet si koncept  mashtrues për motive akulturimi apo interese e strategji  të vjetra, që synuan  sundimin dhe fshirjen nga faqja e dheut të popujve të vegjël, si ne shqiptarët. Aq më tepër ne shiptarët, këtu duhet të kemi strategji të prerë pozitive. Kjo, sepse Pax Americana, ndër mendimtarë dhe njerëz të njohurive të mëdha, që njohin vlerat e vërteta të demokracisë, bazuar në mirëqenien, identitetin dhe dinjiitetin e njeriut dhe shoqërisë civile të lirë,  janë në qendër të vëmendjes, janë të modeluara sipas ‘mendjeve të mëdha’ që ndryshuan botën tonë.

Përfundim:

Nëse si komb, në emër të religjionit dhe ndikimeve kulturore e antropologjike  që ky i imponon, ngadalë po  shëndrohemi  në pjesë integrale të së ashtuqauqjturit ‘Pax Turco-Arabica’. Ishte kjo  diagnoza që ishte themeluar nga të mëdhënjtë e Rilindjes kombëtare, që fatkeqsisht vazhdon edhe sot e kësaj dite të mishërohet në gjenin dhe shpirtin tonë shqiptar, në përpëlitje të amullisë kulturore. Për më tepër, mendjet e ndritura të kombit, nuk do kishin mundur ta parashikojnë edicionin  me të cilin pas vdekjes së tyre-syçel, kjo ‘paqë shpirtërore’, do vazhdonte të kazmonte shpirtin dhe qenien  e shiptarit, që do kohë, po  përpëlitet nën frymën shekullin e ri. Thika e saj  ( si të gjitha Pax-et), është dytehëshe, tej mase e mprehtë fine dhe tinzare  sa më s’ka,  pa tekst dhe fjalë, po i kundërvihet vlerave reale të demokracisë më të madhe të botës, asaj perëndimore. Fakti që si komb dhe identitet, tanimë, pas krijimit të shtetit të Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në paktin më të madh ushtarak të botës, është arritje që vetëm ata që janë të lidhur me dreqin, tanimë haptas dhe pa fije cipe, po  e përbuzin! Si duket një pjesë e madhe e “shiptarëve të shekullit të ri”, përbuzin këtë fakt të shenjtë historik, aq gjatë të pritur, dhe vazhdojnë ta fyejnë,  pështyjnë e  injorojnë pa fije cipe, dhe gjithnjë,  në emër të “miqësive mashtruese” të natyrës shpirtërore e demagogjike,  të imponura nga religjioni,  praktikuar nga shpirtart tanë të shenjtë dhe të paprekshëm,  dhe thirjet e tyre hyjnore për bashkim dhe pozicionim në një front të vetëm anti-oksidental,  vazhdojnë ujin ta orientojnë në Murillirn e dreqit të mallkuar të Konicës së madh.

Ndërsa ne, edhe më tej,  po vazhdojmë të heshtim, të durojmë, të frigohemi, edhe më tej, vazhdojmë të marshojmë sigurtë  drejtë rrugës së trasuar të divines dhe sigurimit të vendit në xhehenetin e premtuar, atje ku verë të kuqe, do na ofrojnë femra bukuroshe me sy të gështjenjtë e me buzëqeshje hynore!  Tabori tjetër i shiptarëve, ( të kuqët) fatkeqësisht, tanimë më ‘të pakët;’ në numër, ato të rrugës së kombit,  që këtë të fundit e perceptojnë si fe apo religjion,  në emër të identitetit, të vatanit që përmend edhe libri i shenjtë,  në një  një nga suret e tija, vuajnë dhe cviliten për makthin  dhe barrieren  e madhe te ‘armiqësisë së heshtur’ , dhe mostolerancës  intra-kombëtare, që po krijohet ndër shqiptare, anë e kënd shqiptarisë, gjithnjë kontrolluar nga  heshtje makabre, tanimë përditshmëri shqiptare.  Ky tabor, fatmirësisht,  është i vetëdishëm për rrugën e paudhë që pala tjetër, ( të gjelbërtit-në të zeza-tanimë shumicë), po ndjek me dekada, dhe në emër të  lirisë, demokracisë, ruajtjes së  identitetit tonë unik kombëtar,  është e vetëdishme që tanimë një kohë të konsiderueshme, jemi nën të ashtuquajturën “ lupë vëzhguese të lëvizjeve tona të çuditshme”.

Është fakt shqetësues që Pax Americana, në mënyrë të detajuar po analizon këtë observim. Sa do të jetë durimi i këtij Pakti të paqës së madhe dhe miqësisë që ky po kultivon me dashur, në të mirë të njerëzimit të barabartë? Deri ku do të jemi në gjendje të marshojmë për të arritur atë që duam, apo ndoshta tanimë kemi ardhur në pikën, kur nuk mundemi as të përmendim, cila është sëmundja, apo më mirë thënë gjama e vjetër nga e cila në agoni identitare,  vuajmë,  rivujmë e cvilitemi nëpër shekuj. Kush duhet të na del zot për të shpëtuar nga kjo katarzë që tanimë për dallim nga koha e Konicës, Fishtës dhe Nolit të  madh, vinte nga Anadoli, ndërsa në epokën moderne të internetit, ajo vjen në mënyra dhe në forma nga më të ndryshmet, nga rrethe nga më ekstremet dhe më dogmatiket, që mbjellin “religjionin e vërtetë” të politizuar skajshmërisht,  duke fshirë nga horizonti kulturën e të gjithë atyre që duken ndryshe,  madje duke implementuar koncepte nga ato më ekstremet, që ndajnë shkencën  botërore, bankingun, kulturat e ndryshme, synojnë territore të reja, që s’dop mend që po pushtohen nga divineja dhe fuqia magjike e saj.   

Rezultati, tanimë i njohur. Ndër ne shqiptarë, kemi dy tabore, tanimë të vëndosura në dy fronte  të mëdha, që në heshtje pasive, luftojnë njëri-tjetrin. Ku është vendi i shiptarit bashkëkohor, do parashtrohej pyetja? A kemi strategji për mbrojtje nga kjo e “mirë milionngjyrëshe”? Cila është rruga që duhet së bashku ta ndjekim? Armët e fuqishme të   këtij pakti,  që janë e natyrës shiprtërore, divine,  janë të  fuqishme, ndërsa impakti i tyre,   vështirë i shpjegueshëm, madje demagogjike dhe virtuale.   Strategjia e kësaj paqe  globale, implementohet sipas terkut  dhe interesave të vetë burimet nga të cilat rrjedhi, zakonisht të shenjtë dhe të pakontestueshme,  ndër idhëtarët që ujin e tyre, me ëndje  po e pijnë.

A ka ardhur koha që, siç thoshte Konica i madh: … ‘nuk e njohim vetveten në çfarë po shëndrohemi”, dhe aq më keq, ajo kohë që thoshte ai,  ‘kur nuk do  mundemi të flasim për atë që ëndërrojmë dhe duam’?! Pra, edhe një herë, verifikohet që “Metamorfoza e Kafkës”, për shqiptarin, është proces i pafund, jashtëkohor, ai është ‘promotor’ i transformimeve identitare famkeqe,  që synon transformim të tërësishëm që qenies, gjenit dhe shpirtit të pastër shqiptar në diçka të  shëmtuar dhe të panjohur. Në diçka që përçan ‘vëllazërinë tonë të shenjtë kombëtare’, në diçka që pamëshirshem po luan “vallëzimin e vdekje me qengjin rënë në kthetrat e  hienave të shkretëtirës.”  Sa jemi në gjendje t’ i  themi stop, këtij procesi? A është Pax Americana, pakti i miqësisë së madhe që do mundej të na “shpëtonte nga  ky tmerr që po na ndodh?”

 Apo thjesht, pakti i Paqës së madhe ( Paxus Magnus ), është tepër zemergjërë me ne!  Nëse është ashtu, deri ku arrin durimi i tij?  Ka  ndonjë mendje të ndritur shqiptare që ka guximin, të imagjinojë, cila do ishte Marrëveshja e rradhës, që do bëhej në emrin tonë?  Çfarë do të ndodhte me rrugën tonë të shenjtërisë kombëtare, për t’u pozicionuar përfundimisht në familjen e madhe Europiane, aty ku do këmbenim vlerat tona me popujt e civilizuar, të cilët nga ne morën më të mirën, ndërsa neve, nga ato, fatkeqësisht, morëm jomjaftueshëm? Shpresa thonë vdes e  fundit! Ashtu le të jetë. Amen!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button