Do të rinovohet ura këmbësorike në Bit Pazar

Komuna Çair po punon në rikonstruimin e Urës së këmbësorëve në Bit Pazar tek barnatorja Zegin. Për momentin janë larguar të gjitha pllakat ekzistuese për tu zëvendësuar me beton më të përshtatshëm, thotë Arben Reçica, nga sektori urbanistik i Komunës Cair.

“Pllakat të cilat ishin te vendosura fillimisht kanë qene jo kualitative, çdo herë kur kishte të reshura bore apo shiu, ishin të rrëshqitshme dhe paraqisnin rrezik për këmbësorët. Andaj, vendosëm ti ndërrojmë. Tani do të shtrohet një shtresë betoni e cila nuk është e rrëshqitshme, dhe në të njëjtën kohë do të bëhet edhe mbulesa e pjesës së sipërme të urës” tha Reçica.

Në urën e Bit Pazarit, gjithashtu ekzistojnë edhe ashensorë të parapara për qytetarët me nevoja të posaçme të cilat nuk kanë qenë asnjëherë në shërbim të qytetarëve deri më sot. Ashensorët siç premtoi Reçica do të jenë funksional me përfundimin e punimeve në fjalë.

“Tani pasi që ta rregullojmë urën, pra jemi në fazë të rikonstrumit të saj, do të bëhet mbulimi, dhe ashensorët e vendosur I kanë kaluar gjitha testimet dhe funksionojnë, mirëpo nuk kanë qenë deri tash të hapur për qytetarët” përfundon Reçica.

Ndryshe, punimet pritet të përfundojnë deri në fillim të muajit shtator./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button