Kushtet në shkolla: Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” ende mësojnë në ish objektin e fabrikës

Nxënësit shqiptarë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë më shumë se 13 vite ndjekin mësimin në objekte të papërshtatshme, në fabrika të konvertuara në klasa. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se problemi do të zgjidhet, por ende nuk dihet se kur, njofton Portalb.mk.

Prindërit dhe nxënësit shqiptarë në Kumanovë ankohen për kushtet e këqija në të cilat po ndjekin mësimin fëmijët e tyre tani më vite me radhë.

“Tani më 13 vite fëmijët tanë që mësojnë në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, ndjekin mësimin në fabrikë dhe jo në objektet e duhura shkollore siç i kanë të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. U bë një kohë e gjatë për një zgjidhje e cila ishte afatshkurtër. Nuk e di pse nuk investohet në arsimin shqip në Kumanovë? Tani që kemi ministrin e arsimit nga Kumanova duhet që të interesohet më shumë për kushtet e  mjerueshme në të cilat po mësojnë fëmijët tanë”, thonë për Portalb.mk prindërit.

Gjimnazi ‘Sami Frasheri’ në Kumanovë

Ata thonë se politika të mëdha po bëhen, duke lënë anësh gjërat elementare për arsimimin e fëmijëve.

“E kuptojmë që është një periudhë kohore e politikave të mëdha, siç është çështja e emrit si dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, mirëpo edhe nxënësit nuk duhet lënë anash. Ata janë ardhmëria e vendit. Nëse nuk investohet për një të ardhme më të mirë, atëherë kot këto gjera politika të mëdha”, thonë nxënësit.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi lidhur me ndërtimin e objektit për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, tha për Portalb.mk, se janë duke u kryer procedurat administrative të projektit, duke mos cekur ndonjë datë se kur mund të fillojnë apo përfundojnë punimet.

“Jemi duke menaxhuar procesin e sigurimit të dokumentacionit  të nevojshëm që  të formohet parcela dhe në përputhje  me gjetjen e parcelës, të fillojmë me përgatitje  për dokumentacionin teknik . janë procedura administrative të cilat  me detyrojnë mua si ministër  t’i përmbahem”, tha për Portalb, Ademi.

Gjimnazi ‘Sami Frasheri’ në Kumanovë

Prindërit kërkojnë:

Që zgjidhjet afatshkurta të mos bëhen afatgjata

MASH të ndajë mjete për ndërtimin e një objekti të ri për gjimnazin e Kumanovës

Të investohet më shumë në arsimin shqip si nga ana e Komunës së Kumanovës ashtu edhe nga MASH

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës në Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

LEXO:Kushtet në shkolla: Paralelet në ‘Penko’ të stërmbushura me nxënës

LEXO:Kushtet në shkolla: Katër paralele të klasës së parë të shkollës ‘Penko’ mësojnë në çerdhe

LEXO: Kushtet në Shkolla: Komuna e Butelit hesht për problemin në shkollën ‘Penko’

LEXO: Kushtet në shkolla: Ministria e hedh fajin te Inspektorati, ata sanksionojnë stërmbushjen me nxënës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button