Marrëveshja e Ohrit, këndvështrim ndryshe nga politika

Implementim gjysmak, interpretimet ndryshe por edhe mundësi për paqe, kjo është pasqyra e Marrëveshjes Kornizë të Ohirt për qytetarët. Për analistët, keq interpretimi i MKO, që nga fillimi i nënshkrimit të saj, ka bërë që ne edhe sot e kësaj dite të ballafaqohemi me pasojat e mos implementimit të tërësishëm të saj dhe partitë politike ta shohin atë të përvetësuar nga njëra-tjetra.

“Në përgjithësi mendoj që në esencë  të gjitha partitë politike kanë dashur të kontribuojnë në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se nuk besoj qe ndonjëra prej tyre të ketë pasur qëllime të fshehta mos të implementohet ndonjë pjesë e saj. Për të keq zbatimi i kësaj marrëveshjes jo gjithmonë është vetëm nga pala shqiptare dhe se pala maqedonase ka pasur rolin e saj dhe ata kanë bërë shumë pengesa që natyrisht opozita e kohës gjithmonë e ka shfrytëzuar për kritika. Besoj që krahas të gjitha obstruksioneve, koha punon për shqiptaret dhe se provizionet baze të Marrëveshjes së Ohrit  do të implementohen në njërën ose mënyrën tjetër” tha Lek Dalipi, punonjës në organizatë të huaj.

“Marrëveshja e Ohrit tanimë është vetëm një dokument jo i zgjidhjes së problemeve esenciale të shqiptarëve, por mjet që politika e shfrytëzon ne momentet e zgjedhjeve ose premtimeve politike me qellim të zgjatjes së jetës politike. Populli nuk ndjen ndryshime për këto 11 vjet dhe mbetet jo valide, sepse efektet janë minimale” tha Meriton Nagavci, student.

Sipas Albert Musliut varësisht prej pozitës ku janë partitë politike dhe qasja e tyre ndaj Marrëveshjes së Ohrit është e ndryshme.

“Do të thotë,  nuk është ndryshe edhe tash ajo punë, gjithsesi vlerësimet e përgjithshme për MKO-në,  janë se pjesë të sajë nuk janë përmbushur, e kanë tejkaluar terminin. Disa afat për përmbushjen e MKO-së, kanë qenë bile në vitin 2004, ka pasur vështirësi, por nuk është problemi vetëm tek partitë politike shqiptare, më shumë është tek partitë politike maqedonase dhe se gjithë koncepti I implementimit të Marrëveshjes së Ohrit fatkeqësisht qe 11 vite, lihet të kuptohet se partitë maqedonase implementimin e MKO-së e shohin si interes të shqiptarëve e jo si interes të Maqedonisë, dhe gjithë problemet dalin prej asaj” tha Musliu.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, mënyrë konstante refuzon pjesëmarrje në evenimente në shënimin e MKO-së, e kjo për Musliun mund të jetë si pasojë e asaj se kjo marrëveshje shihet si benefit mes palëve në shtet.

“Mundet shkaku është se përvetësohet kremtimi I MKO-së, ne kishim dilemë a do të marrin pjesë zyrtarë të qeverisë flas për ata maqedonas, do të thotë edhe MKO shihet si marrëveshje siç thashë si marrëveshje për benefite mes shqiptarëve e jo për benefitin e Maqedonisë. Gabimi është bë qysh në fillim ashtu është prezantuar  MKO edhe këto janë gjithë pasojat e saj” përfundon Musliu

Mbrëmë Bashkimi Demokratik për Integrim në një solemnitet rasti, ka shënuar 11 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në eveniment kanë marrë pjesë korri diplomatik, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por jo edhe të partisë së Thaçit e Rufi Osmanit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button