Nga dallojmë femrat nga meshkujt?

Femrat falin më shumë se meshkujt. Aftësia për të falur është femërore; burrat, në përgjithësi, kanë më shumë vështirësi për të falur ata që kanë gabuar ndaj tyre dhe tregohen më shumë hakmarrës se seksi i dobët.

Femrat kanë më pak fantazi seksuale. Sipas një studimi spanjoll, vetëm 48% e grave janë të prirura drejt fantazive seksuale në krahasim me 71% të meshkujve. Sipas disa teorive, kjo diferencë shpjegohet me arsye evolutive: fantazitë i kane mbajtur meshkujt gjithmonë gati të kapin në ajër mundësitë e çiftëzimit.

Femrat janë më të kujdesshme në timon. Për maturi, përgjegjësi dhe siguri gratë kanë një qëndrim më të mirë se burrat në timon. Arsyeja? Sasia  më e madhe e estrogjenit e pranishme te gratë mund të ndikojë pozitivisht në veprimtarinë nervore në lobit frontal, që është zona përgjegjëse për mësimin e rregullave dhe kontrollin e vëmendjes dhe reflekset.Ndërkohë, testosteroni i përhapur në organizmin e meshkujve, i nxit ata që të priren në sjellje  të rrezikshme, impulsive dhe të pakujdesshme, duke bërë që ta drejtojnë mjetin me shpejtësi më të madhe se femrat.

Por ne dallojmë nga njëri tjetri edhe në aspekte të tilla, në mënyrën se si e përballojmë stresin, në solidaritetin mes të njëjtit seks, në pëlqimin e ngjyrave etj./ Living.al

Lajme të ngjashme

Back to top button