Ditë e mirë verore

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me pak vranësira mesatare lokale dhe erë të dobët veriperëndimore. Pasdite në viset perëndimore do të ketë kushte për shi të izoluar, e më pas vijon një periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritjë të dobët të temperaturave.

Temperatura e mëngjesit lëviz prej nëntë deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 34 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 32 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button