Zyrtare: Martino largohet nga Barça

E pas dështimeve më në fund argjentinasi mbyll gjithçka, Gerardo Martino ka konfirmuar se po largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Barcelona e mbylli këtë sezon pa asnjë trofe duke barazuar (1-1) në ndeshjen finale të La Ligas kundër Atletico Madridit.

Gjatë konferncës për shtyp Martino konfirmoi largimin nga Camp Nou.

“Dua të konfirmoj se kam arritur marrëveshje që të përfundoj bashkëpunimin tim me Barcelonën”.

“Nuk i arritëm objektivat me të cilat është mësuar ky klub, objektivat që janë arritur vit pas viti. U përpoqëm deri në fund, por u përballëm me një rival më të mirë se ne. Dua ta uroj Atletico Madridin për suksesin e tyre”.

“Në fund, dua t’i falënderoj të gjithë që kanë qenë të përfshirë gjatë kohës sime te ky klub – nga Josep (Maria Bartomeu), Sandro (Rosell) dhe Zubi (Andoni Zubizarreta), deri te lojtarët dhe gjithë tifozët”.

“Faleminderit”, përfundoi Martino.

51-vjeçari u angazhua si trajner i Barcelonës në fillim të sezonit për të zavendësuar Tito Vilanovan, i cili u tërhoq si pasojë e problemeve shëndetësore./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button