Siri, në sulmet e forcave të koalicionit kanë humbur jetën 20 civilë

Njoftohet se 20 civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve në qendër të rajonit Suse në Dejrizor të Sirisë, rajon nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Dejrizor, mësohet se 20 civilë në përpjekje për t’u larguar nga konfliktet mes organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK në zonën Suse, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Burimet e njëjta po ashtu theksuan se civilët që kanë humbur jetën ishin të strehuar në rajonin Suse pasi ishin larguar nga konfliktet e mëparshme.

Gjendja e fundit në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve, ka okupuar zonat periferike lindore, perëndimore dhe veriore të Dejrizorit, rajon në lindje të lumit Eufrat në afërsi të kufirit me Irakun.

E mbështetur nga SHBA-të nga ajri dhe nga Franca nëpërmjet artilerisë, YPG/PKK më 11 shtator 2018 nisi një operacion për largimin e plotë të DEASH-it nga Dejrizori.

Ndërkaq, në pjesën perëndimore të Dejrizorit të pranishme janë forcat e regjimit të Bashar al-Assadit.

YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht një të tretën e territorit sirian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button