Siri, Rrëzohet aeroplani luftarak i qeverisë

Mediat shtetërore në Siri kanë raportuar për rrëzimin e një aeroplani luftarak, vetëm disa orë pasi rebelët kanë thënë se kanë sulmuar një avion në të njëjtën zonë.

Sipas kanalit TV Siria, aeroplani është rrëzuar “për shkak të problemeve teknike, gjatë një misioni të rregullt stërvitës”.

Në ndërkohë, aktivistët sirianë kanë publikuar një video, në të cilën ata tregojnë një avion luftarak, prodhim sovjetik, të përfshirë nga flakët dhe të rrëzuar në provincën Deir el-Zour.
Pamjet, ka qenë e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button