Thaçi, Cërvenkovski dhe Gruevski nuk marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të MO-së

Në manifestimin e 11 vjetorit të nënshkrimit të MKO, i cili organizohet nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, nuk do të merr pjesë asnjëri nga kryetarët e partive më të mëdha politike, si ai i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski i cili është për pushime në Turqi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, gjithashtu nuk do të merë pjesë, pasi që, partia që ai drejton PDSH, kohë më parë këtë marrëveshje e trajtojnë si të vdekur.  
Kësaj radhe nuk do të merr pjesë edhe kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski, pasi që ai në bazë të prononcimeve publike duket se e ka prishur miqësinë me partinë e Ahmetit. 

LSDM dhe VMRO-DPMNE në këtë manifestim do të paraqiten, në nivele më të ulëta të delegacioneve partiake. 
Në këtë manifestim do të merr pjesë vetëm kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. 

Edhe në vitin jubilar të dhjetëvjetorit të MO-së, nuk mori pjesë kryeministri Nikolla Gruevski dhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa të pranishëm ishin Branko Cërvenkovski dhe Lupço Georgievski si nënshkrues të kësaj marrëveshje. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button