Kush i krijon çmimet?

Kush janë anëtarët e Komisionit rregullator për energjetikë që marrin vendimet për çmimet e reja të ngrohjes, të rrymës dhe të benzinës, sipas rregullatorëve, ligjeve dhe metodologjive, ndërsa si rezultat kësaj qytetarëve gjithnjë e më shumë u zbrazen xhepat.

Bëhet fjalë për një grup pesëanëtarësh. Opinioni e ka të njohur emrin e kryetarit të tij, Dimitar Petrov. Ai, siç qëndron në ueb-faqen e Komisionit, është elektroinxhinier me profesion.

Zëvendësi i tij është Ruhi Bakiu, i cili është jurist me profesion, ndërsa anëtarë janë Svetllana Janevska – ekonomiste, Vidan Kulevski – elektroinxhinier dhe Elena Markova – Velinova, e cila është inxhinier elektrotekt nik. Të gjithë janë zgjedhur në vite të ndryshme, ndërsa mandati zgjat pesë vite me të drejtë që të rizgjedhen.

Sipas Ligjit për energjetikë, Komisioni rregullator për energjetikë është organ i pavarur merr vendime të paanshme. Shtrohet pyetja deri në cilën shkallë mund të bëhet i pavarur dhe objektiv, nëse dihet se kryetari dhe anëtarët i propozon Qeveria, ndërsa i emëron Kuvendi. Ajo që  më së shumti i intereson qytetarët, e për çka nuk kanë përgjigje është pyetja pse rregullatorët me vendimet e tyre gjithmonë i mbron qëndrimet e kompanive, “Ngrohtores”, EVN dhe OKTA, duke pranuar kërkesat e tyre për rritje të çmimeve. Me pas, kryetari i Komisionit çdoherë arsyetohet se vepron në pajtim me rregullat dhe metotodologjitë e përcaktuara. Por , ai asnjëherë nuk ka përgjigje pse këto dokumente, të cilat ia tmerrojnë jetën një qytetari mesatar të Maqedonisë, nuk ndryshojnë në dobi të tij. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button