Serbët hyjnë të përçarë në zgjedhje

Beogradi ka dështuar në qëllimin që në zgjedhjet nacionale të Kosovës, serbët e Kosovës të kenë vetëm një subjekt politik. Zyrtarët e Beogradit nuk kanë arritur që pjesët ë Listës Srpska ta kenë edhe ish ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq. Ai e ka formuar Patinë e Progresit Demokratik dhe ka prezantuar listën e kandidatëve të vetë për deputetë.

Sasha Gjokiq, një tjetër politikan serb ka themeluar partinë e tij Socialdemokrate dhe ia ka mësyrë zgjedhjeve. Një grup i ish deputetëve serbë në legjislaturat e kaluara të Kosovës, por që kishin dështuar të ishin në këtë të fundit, janë bërë bashkë. Ata kanë krijuar Koalicionin për Prosperitet Demokratik dhe kërkojnë votën e qytetarëve serbë.

Pos Listës Srpska, edhe Partia Liberale e Pavarur e ish zëvendëskryeministrit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është regjistruar gjithashtu në zgjedhje. Megjithatë burime të afërta me këtë parti, kanë shpjeguar për gazetën Tribuna se SLS tash është pjesë e Listës Srpska, mirëpo është regjistruar në KQZ me qëllim që të përdoret e drejta e pasjes së komisionarëve nëpër qendra të votimit./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button