LSDM: MKO po partizohet nga VMRO dhe BDI

Për opozitaren maqedonase LSDM, Marrëveshja e Ohrit është bazë e shoqërisë e cila garanton stabilitet në shtet. Korniza të cilën e jep MKO është mjaft e gjërë, deklaroi Gordan Georgiev, me rastin e 11 vjetorit të MKO-së. 

“Atë kornizë që e ofron Marrëveshja e Ohrit, duhet patjetër dhe në përpikshmëri të implementohet, dhe të mos politizohet dhe partizohet, ku kemi një tendencë nga ky pushtet i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, para se gjitha mendoj në punësimin e kuadrove jo cilësore. Vlerësoj se pas 11 viteve nga nënshkrimi i MKO-së, Maqedonia mund të tregojë se është stabilizuar me këtë marrëveshje”, u shpreh Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.

Ai duke i cituar raportet ndërkombëtare për Maqedoninë, tha se nuk ka asnjë raport të ku vendi shënon progres. Ai shtoi se, bota është duke parë se si ky pushtet po e çon vendin në një diktaturë të butë. 

“Sipas “Freedom House”, vendi shënon rënie për 17 vende për dallim nga viti i kaluar dhe tani ndodhet në gjysmën e dytë të listës, në vendin e 116. Gruevski e ka dërguar vendin vetëm atje ku mundet, në shoqëri me Bjellorusinë dhe vendet Afrikane”, tha Georgiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button