PYKA: Marrëveshja e Ohrit e keqpërdorur politikisht

Lëvizja Qytetare PYKA sot me rastin e 11 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit doli me këndvështrim të sajën sa i përket implementimit të kësaj marrëveshjeje.

“Sot, 13 Gusht 2012, 11 vite pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Lëvizja PYKA si shënim më kuptimplotë të kësaj dite propozon që një nga kopjet origjinale të këtij dokumenti të dorëzohet në muzeun e VMRO-së si dokument i rëndësishëm për shtetësinë e Maqedonisë, dokumente për të cilat ka konkurs të hapur nga Ministria e Kulturës, që të dorëzohen në këtë muze” – thonë nga Pyka.

Sipas tyre, MKO në vitet e kaluara është e përdhunuar dhe e manipuluar nga partitë politike dhe si e tillë shpesh është vendosur në dobi të interesave të ngushta partiako-personale, e jo në interes të qytetarëve në përgjithësi.

Kjo lëvizje siç thotë ka propozim konkret për mbrojtjen e MKO-së nga keqpërdorimet e mundshme politiko-partiake, të shuhet Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe pozita e Zëvëndës-Kryeministër për Implementimin e MKO-së.

“Pas 11 vitesh kësilloj implementimi të kësaj Marrëveshje, ndajmë qëndrim se nuk ka nevojë të ekzistoj Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe të shuhet edhe pozita Zëvëndës-Kryeministër për Implementimin e MKO-së. Punët dhe obligimet e dala nga MKO ti marrë përsipër direkt Qeveria e Maqedonisë” – thonë nga PYKA./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button