(VIDEO) Millçin: Axhiev është kodoshi, do ta padis!

Vlladimir Millçin , i cili me vendim të Komisionit për verifikimin e fakteve u shpall bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, paralajmëroi padi kundër kryetarit të komisionit, Tome Axhiev. 

Profesori i fakultetit të dramaturgjisë dhe drejtori i Fondacionit Shoqëri e Hapur (FSHH), Millçin tha se do të ngrejë padi penale në Gjykatën Administrative për këtë si që e quan “kryetar me mandat të skaduar” por edhe kundër të gjithë atyre të cilët dosjen “Misho” e kanë barazuar me atë “Dramaturg”.

Millçin, në pres-konferencën e sotme, pohoi se Axhiev gjatë shpalosjes së dokumenteve të dosjes së tij dhe të anëtarëve të komisionit ka fshehur dokumente të cilat tregojnë se ai fare nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, porse Shërbimi për sigurim shtetëror ka udhëhequr dosje kundër tij si lëndë e përpunimit operativ.

“Vendimi i Komisionit është një sërë gënjeshtrash të qelbura. Vetë personi Tome Axhiev është një kodosh i cili pa fijen e turpit e implementon urdhrin e kësaj Qeverie. Axhiev e fshehu dokumentin me të cilin DSK vërteton se Vlladimir Millçin nuk është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete” tha Millçin.

Milçin, të cilin shërbimet e regjistruan me pseudonimin “Dramaturg” nga ana tjetër e mohon ekzistimin e dokumentit në të cili theksohet biseda e tij me inspektorët në të cilën përcjell informata prej qarqeve të aktorëve. 

Ato që Axhiev e quan dëshmi sipas Millçin janë disa shënime gjysmë-analfabete.

“Qëllimi kryesor i këtij linçi është komprometimi i personave, komprometimi im sepse jam therë në sy për këtë regjim. Nuk ekziston asnjë dokument që unë kam qenë bashkëpunëtor dhe nuk kam pasur asnjë përfitim, ende jetoj në banesën ku kam jetuar dhe atëherë që e kam trashëguar” tha Millçin.

Në vijim është video nga pres konferenca e sotme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button