Cipras pret që votimi i nesërm të merr numrin e nevojshëm të votave për besimin e Qeverisë
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot para deputetëve deklaroi se ka vendosur t‘i jep fund kontestit 27-vjeçar për emrin e Maqedonisë dhe se dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi edhe përkundër çmimit politik që do ta paguante Qeveria e tij, transmetojnë mediat greke, transmeton Portalb.mk.
Cipras para anëtarëve të Kuvendit sot qëndroi në mbrojtje të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë, në prag të votimit të nesërm për besimin e Qeverisë greke dhe pas dorëheqjes së liderit të Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos që u largua nga koalicioni qeverisës pikërisht për shkak marrëveshjes.
Cipras, siç shkruajnë mediat atje, pret që votimi i nesërm të merr numrin e nevojshëm të votave. Në atë rast, ai do të propozojë ratifikim të marrëveshjes me Maqedoninë në disa ditë të ardhshme.