Çairaset Tastan e bënë “tost”

Se hendbolli në mesin e vashave tona po lulëzon nga dita në ditë, këtë më së miri e ka dëshmuar skuadra e re hendbolistike Çair, e cila për shkurt kohë u bë uragan i pandalshëm nga shumë skuadra të Ligës së Parë. 

Ndeshjen e fundit vashat nga Çairi e kanë luajtur sonte në sallën “Enver Idrizi” në lagjen e Serovës, ndërsa para tyre u gjunjëzuan vashat nga Prilepi, më saktësisht skuadra e Tasta.
Kësaj radhe çairaset të cilat gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi, ka fituar me rezultat të ngushtë 27:24. Edhe pse ndeshja ishte shumë dramatike dhe mysafiret shpesh herë afroheshin në një gol diferencë, të përkrahura nga një numër i madh i tifozëve, në fund Çairi me plot meritë e mori fitoren e radhës.

Më të mirat me nga 7 gola te Çairi ishin Melisa Ajdini dhe Ena Drpljanin. Ndeshjen e radhës dhe të fundit në këtë sezon, hendbollistet e Çairit e luajnë kundër Manastirit, ndërsa sezonin do ta përfundojnë në pozitën e 5-të, që është një e arritur e madhe, duke marrë parasysh moshën e vashave nga Çairi, ndërsa në Ligën e Parë kishte 10 ekipe, e shumë prej tyre që kanë traditë dhe kanë qenë edhe anëtare të Super Ligës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button