Tërmet në Iran, minimum 250 të vdekur

Të paktën 250 persona kanë hubmur jetën dhe mbi 1.800 janë lënduar në dy tërmetet e fuqishme në rajonin Tabriz në Iranin veriperëndimor. Ekipet e shpëtimit në vend po përpiqen edhe sot që të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkaktuara prej dy tërmeteve të fuqishme.

Ky numër pritet të rritet, derisa raportet flasin se 110 fshtara janë goditur nga tërmetet.
Mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to. Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshtara janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Kryqi i Kuq njoftoi se do të vendosë më shumë spitale mobile në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button