Imer Selmani rikthehet në politikë, si kandidat komune?

Imer Selmani ka gjasa të kandidojë për kryetar komune në Saraj shkruan portali Almakos duke u referuar në burime anonime.

“Nëse Imer Selmani do kandidohet për kryetarë komune në Saraj, besojmë se do të fitojë, mendojmë se Selmani ka dëshmuar se di ta udhëheqë këtë komunë ashtu siç duhet, qytetrët e Sarajit janë të zhgënjyer që kjo komunë tani është në një gjendje të mjerueshme, asgjë nuk punohet, për shembull Ura e Sarajit u bë gati se një vit që është nisur dhe ende nuk është lëshuar në përdorim. Po ashtu me disa qytetarë të tjerë të komunës Saraj ne kemi kërkuar nga Imer Selmani ti ri-kthehet politikës” – ka thënë për Almakos, burimi që dëshiron të ngelet anonim.

Imer Selmani ka një kohë të gjatë që nuk del publikisht dhe injoron gazetarët, gjegjësisht nga humbja që pësoi vjet në zgjedhjet parlamentare. Selmani nuk ishte i kapshëm për të konfirmuar apo demantuar lajmin.

Imer Selmani në vitin 2000 u zgjodh kryetarë i komunës së Sarajit. Kurse në vitin 2003 u zgjodh nënkryetar i PDSH-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2005 sërish u ri-zgjodh kryetarë i Komunës së Sarajit. Më 3 nëntor të vitit 2008, Imer Selmani i udhëhequr nga vizioni për ardhmëri i Robert Shumanit dhe simpatia e hapur ndaj Presidentit Amerikan Barak Obama, formoi partinë Demokracia e Re. Partia e Imer Selmanit nuk korri sukses në zgjedhjet e fundit parlamentare, kështu Selmani dha dorëheqje nga kreu i DR-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button