SHBA-të kanë tërhequr disa pajisje ushtarake nga Siria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar të bëjnë tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Siria, konfirmoi një zyrtar nga Pentagoni.

Zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për Anadolu Agency (AA), se tashmë ka filluar tërheqja “e disa prej pajisjeve ushtarake”.

Ai nuk dha detaje mbi llojin e pajisjeve ushtarake të përfshira në tërheqje, duke thënë se është një çështje e sigurisë.

Më herët televizioni amerikan CNN, bëri të ditur se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), ka caktuar anijet, avionët dhe njësitë tokësore që do të përdoren në operacionet në Siri.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi planet për tërheqjen e të gjitha 2.000 trupave amerikane nga Siria, me arsyetimin se forcat e vendit të tij kanë mposhtur DEASH-in atje.

Ky veprim shkaktoi kritika në mesin e shumë aleatëve të tij, përfshirë edhe pjesëtarë të kabinetit presidencial amerikan.

Pas këtij njoftimi, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, dorëzoi letrën e tij të dorëheqjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button