Stresi: Kresha është i djegur në Tiranë, unë vendosi kush këndon e kush jo (Video)

Si duket do të vazhdojë ‘armiqësia’ ndërmjet Stresit dhe MC Kreshës, së paku në nivel mediatik dhe në atë artistik.

Si duket do të vazhdojë ‘armiqësia’ ndërmjet Stresit dhe MC Kreshës, së paku në nivel mediatik dhe në atë artistik.

Emisioni Prive ka bërë një intervistë me reperin nga Shqipëria në ditën kur ai erdhi në Prishtinë që ta takonte reperin mitrovicas.

“Kush të pret në besë e meriton ta ndëshkosh, edhe keq shumë”, ka thënë Stresi për emisionin e Klan Kosova.

Arkimed Lushaj e ka përsëritur vendimin e tij se MC Kresha nuk do të performojë më në Tiranë.

“Unë sa të jem gjallë, kur ta di unë se ai do të performojë, veç në qoftë se nuk e marr vesh… Nëse unë e marr vesh e vjen, ai s’ka shans, jo ai, po as pronari i klubit ta lëshojë muzikën e tij”.

“Ai është i djegur tash e tutje në Tiranë. Flas për Tiranë, qaty ku stresi jeton, mos ta ngatërrojmë jo me shkuar në Durrës, a me shkuar në Vlorë. Unë jetoj në Tiranë. Edhe në Tiranë e vendosi unë kush këndon e kush nuk këndon”, ka deklaruar Stresi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button