Arben Xhaferi ende në komë

Asnjë ndryshim nuk vërrehet në gjendjen shëndetësore të ish kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferit, i cili prej 3 ditësh gjendet në Klinikët neurokirurgjike në Shkup.

Mjeku Vlladimir Mirçevski lajmëroi se Xhaferi është në gjendje të qëndrueshme, të rëndë, dhe pandryshime në krahasim me një ditë më herët. Xhaferi ishte gjetur në gjendje kome në banesën e tij të mërkurën dhe menjëherë ishte dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku është duke qëndruar ende. 

Arben Xhaferi vuan nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merrej me shkrime autoriale/ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button