Orhan Ramadani kandidat për kryetar komune në Tetovë nga BDI?

Burime partiake të partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë bërë të ditur për Portalb se në Tetovë si kandidat të mundshëm për kryetar komune të zgjedhjeve lokale 2013 mund ta nxjerrin Orhan Ramadanin, ish drejtor në Aeroportin e Shkupit aktualisht i punësuar në Postën e Tetovës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije që ka shumë gjasa që BDI të del me një kandidat të tillë në Tëtovë pasi që Ramadani është mirë i pranuar nga bashkëqytetarët dhe ka gjasa ti kundërvihet Sadi Bexhetit, kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

I kontaktuar nga Portalb, Ramadani nuk mohoi e as pohoi informacionin, duke thënë shkurtë se nuk ka koment.

“Nuk kam cfatë të them për këtë, nuk do të komentoj” tha Ramadani.

Nga ana tjetër edhe emri i drejtorit të spitalit Atila Rexhepi gjatë kohë përmendet si kandidat potencial. Ai për Portalb tha se ende është herët dhe nuk është vendosur për kandidaturën e tij.

“Ende nuk janë marrë vendimet nga kryesia dhe nuk do të kisha thënë që për dikë është vendosur se do të del garues” tha Rexhepi.

Ndërkaq për qytetin e Tetovës dhe kandidaturat e tjera zyrtarisht nga BDI nuk thonë asgjë duke potencuar se nga muaji që vjen do të shqyrtohen emrat e kandidatëve potencialë.

Dje u përmend emri i zv/kryeministres për euro-integrime Teuta Arifi e cila as i konfirmoi e as i mohoi informatat se do të jetë në garë për kryetare të Qytetit të Tetovës, por tha se është e gatshme për çdo sfidë.Ndërsa edhe ministri i mbrojtes Fatmir Besimi, i cili nuk deshi të komentojë thuhet se mund të jetë kandidat potencial. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button