Bufon: Suspendimi i Conte do ta destabilizojë rëndë Juventusin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pranuar se suspendimi 10-muajsh dhënë Antonio Contes mund të destabilizojë Zonjën e Vjetër.

“Kur gjërat sikur këto ndodhin, ato mund të destabilizojnë ambientin. Ne italianët kemi dëshirë të themi kjo na forcon”.

“Personalisht, nuk mendoj se ky dënim mund të ndihmojë dikë, ose ekipin. Ne jemi totalisht të relaksuar dhe duam të fitojmë Superkupën. Sa për trajnerin, ai e ka vullnetin për të luftuar në ADN të tij dhe po ashtu ne jemi në fazën e parë të gjykimit të tij”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button