Shkencëtarët konfirmojnë: Ka pasur edhe një lloj njerëzor, nuk ishim të vetmit!

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe dy lloje speciesh të tjera të qenieve njerëzore që jetonin miliona vite më parë.

Studiuesit pas zbulimit të tri fosileve afër Liqenit të Turkanës në Kenia, vend ky që njihet edhe si “djepi i njerëzimit”, kanë arritur në përfundim se kanë zbuluar dy lloje të reja të njeriut të hershëm, që kanë jetuar së bashku me paraardhësin tonë të drejtpërdrejt, dy milionë vjet më parë.

Sipas studimeve, këto fosile kanë një fytyrë më të gjerë, nofullën e poshtme të plotë, dhe pjesën e dytë tënofullës më të ulët.

Fosilet u zbuluan nga Projekti i kërkimeve“Kobi”, të udhëhequra nga profesori Meave Liki. Sipas studiuesve këto lloje speciesh kanë jetuar rreth 1.950.000 vjet më parë.

Këto zbulime interesante janë publikuar në revistën e njohur “Natyre”, ndërsa dr. Liki për ”Daily Mail” ka shpjeguar se me këtë zbulim të ri duhet të hidhet një vështrim i ri studimor, se a ka pasur me të vërtetë edhe qenie të tjera, të cilat kanë jetuar më parë, por që janë zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button