Menduh Thaçi: Edhe tani më ndjekin shërbimet sekrete

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në një intervistë për të përditshmen maqedonase “Dnevnik” mes tjerash thotë se  të gjitha parakushtet dhe veprat politike në vend tregojnë se BDI nuk do të shpëtojë nëse VMRO bie nga pushteti.

Ai ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend duke përmendur koalicionin me LSDM duke e vlerësuar atë si shpresë të re dhe diçka të re në Maqedoni duke shpresuar se qytetarët do ta kuptojnë dhe pranojnë.

“Do të arrijmë marrëveshje për shpërndarje të barabartë të buxhetit, për të tjerat na nevojitet më shumë kohë” ka thënë Thaçi.

Sa i përket mosbashkëpunimit të tij me Rufi Osmanin ai shprehet se ky i fundit gabon dhe se së shpejti do të shkojë në histori.

“Nuk kishte ofertë për Osmanin nga opozita maqedonase por ai vet u ka ofruar atyre bashkëpunim duke iu vardisur atyre se do tu jep pozita drejtorësh. Ai ka komunikuar drejtpërsëdrejti me Zaevin dhe Petrovin. Ne kishim ofertë për të, në qoftë se ai do të ishte i interesuar për ndonjë pozitë të kryetarit të komunës nga radhët e PDSH. Osmani gabon dhe jam i bindur se pas zgjedhjeve partia e tij do të shkojë në histori” ka thënë Thaçi për Dnevnik, transmeton Portalb.

Më tej, në pyetjen se pse gjendet ende në listën e zezë të Amerikës dhe se a ka folur për këtë me ambasadorin amerikan Wohlers, Thaçi është përgjigjur në mënyrë diplomatike se nuk mund ti zemërohet amerikanëve sepse ato kanë bërë shumë të mirat për shqiptarët.

“Shpjegimi zyrtar se pse unë nuk mund të marr vizë nga SHBA-të vjen nga aktiviteti im politik në vitin 2003 dhe deklaratat e mia se jam kundër implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Gjithçka tjetër që ndodh në mes meje, PDSH-së dhe administratës amerikane nuk i ngjan kësaj. Edhe shumë gjëra më të këqija mua të më bëjnë amerikanët unë kurrë nuk do tu zemërohem, sepse ata kanë bërë shumë gjëra për popullin tim. Informatat e mia flasin se ajo formalisht më nuk funksionon. Nëse unë do të “guxoj” të kërkoj vizë për SHBA muajin e ardhshëm, do ta shohim”, ka thënë Thaçi për Dnevnik, transmeton Portalb.

Ai ka folur edhe për lustrimin duke theksuar se ai ka qenë i ndjekur dhe se i njeh spiunët e tij.

“I di spiunët e mi që nga viti 1999 sepse 90 përqind e tyre janë në dosjen time. Komisioni e ka kërkuar dosjen time “Krijuesi” nga DBK por përgjigja është se nuk ka dosje të tillë edhe pse unë e kam një kopje. Nuk kam punuar kundër Maqedonisë. Edhe tani më ndjekin” thotë Thaçi duke potencuar se lustrimi duhet tu bëhet funksionarëve aktual dhe pretenduesve për funksion publik e jo të vdekurve. 

“Ka dosje të funksionarëve të BDI-së me shumë argumente se kanë qenë spiunë e jo këto dosje pa lidhje që i nxjerr KL” përfundon ai.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button