Droga e cila të bën të kafshosh njerëz e pranishme edhe në Serbi!

Në qytetin e Serbisë Llazarevac një person i varur nga droga Gj.S.  në moshë 38 vjeçare dy herë në interval kohor prej gjysmë ore ka sulmuar dy bashkëqytetarë dhe u ka kafshuar veshin të dyve.

Mjekët të cilët i kanë pranuar të lënduarit në fillim kanë menduar se bëhet fjalë për sulm të qenve e jo njeriut. Në disa medie serbe shkruhet se policia dyshon që sulmuesi me gjasë ka qenë nën ndikimin e drogës së re “kanibaliste” e cila tani më disa muaj qarkullon në narko-tregun serb.

Drama ka filluar kur Gj.S. i është afruar shitësit të shalqirit Nemanja Jeremiq (18) dhe i ka thënë që dëshiron të blejë një shalqi. Në momentin kur Jeremiq ka zgjedhur shalqirin që e ka porositur Gj.S , ky i fundit e ka sulmuar atë duke e kafshuar në vesh.

Më tej sulmuesi ka ikur me vrap dhe është futur në një restorant në të cilën e ka sulumuar një të ri tjetër , Nemanja Vuçiq (21) i cili ka qenë në shoqërinë e të dashurës së vet. Gj.S e ka kapur për koke dhe e ka kafshuar Vuçiq në veshin e majtë.

Policia dyshon se në Serbi është përhapur droga e quajtur “krypa aromatike” e cila ua zgjon oreksin kanibalist njerëzve, gjegjësisht dëshirën për të ngrënë njerëz të tjerë. Kjo është një drogë e lirë sintetike në përbërjen e së cilës ka krypë aromatike ndërsa lehtë mund të prodhohet madje nga çdokush që njeh pak kiminë.

Rasti më frapant me përdroimin e kësaj droge ndodhi në Miami, para dy muajve kur i Ronald Popp u është sulmua nën një mbikalim nga 31 vjeçari Rudy Eugene. Ai ia ka kafshuar më shumë se 80 për qind të fytyrës, në një sulm të përgjakshëm i cili vazhdoi edhe pas arritjes së policisë e deri në vrasjen e tij. Me sa duket ai ishte nën ndikimin e llojt të drogës së lartëpërmendur.

Lajme të ngjashme

Back to top button