Atletico Madrid sundon futbollin spanjoll

Skuadra e Atletico Madridit është shpallur kampion i La Ligas, duke ia marrë këtë titull dy favoritëve, Barcelonës dhe Real Madirdit.
Los Cholchoneros në javën e fundit, në stadiumin “ferr” të Camp Nou, arritën barazim me Barcelonën, i mjaftueshëm për tu shpallur kampione.

Skuadra e Atleticos e kishte pjesën e parë pjesë të kobshme, pasi që në 23 minutat e parë, iu lënduan dy lojtarët kyç, Arda Turan dhe Diego Costa, duke e detyruar Simeonene të bëjë ndryshime të paplanifikuara.
Kjo edhe pati rezultatet e veta, kur Sanchez shënoi pas një asistimi të Lionel Messit në minutën e 33 të takimit.

Ky ishte edhe epilogu i pjesës së parë. Me të filluar e dyta, Diego Godin realizoi golin e e barazimit. Më pas, vendasit e morën lojën nën kontroll, duke sulmuar, ndërsa mysafirët kërkonin gol përmes kundërsulmeve.

Në minutën e 63, Messi shënoi gol, por që ishte në pozitë jashtë loje. Barça vazhdonte me presion.
Atletico pas 38 xhirove, ka 90 pikë, 87 Barcelona dhe Reali. Në këtë mënyrë, me plotë meritë, Atletico është shpallur kampion, pas një sezoni të pabesueshëm, pasi që është edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me rivalin lokal, Real Madridin.

Lajme të ngjashme

Back to top button