Europa League, gjigandët me short të lehtë

Shorti i turit të fundit play-off për Europa League ka qenë bujar me skuadrat e mëdha, të cilat kanë evituar përplasjet e sikletshme dhe kryesisht do të ndeshen me skuadra më të lehta në letër.

Finalistët e sezonit të kaluar, Atletik Bilbao, do të vihen përballë finlandezëve të HJK Helsinki, që kanë mbërritur në këtë turne pasi u eliminua nga Liga e Kampioneve.

Ndërkohë, një tjetër skuadër spanjolle, Levante, do të vihet përballë skocezëve të Madhëruell, një objektiv mëse i kalueshëm për ekipet e kampionatit spanjoll të cilat janë si zakonisht favorite për fitoren përfundimtare të turneut.

Edhe skuadrat angleze kanë patur fat të mbarë, duke filluar nga Liverpuli që do të ketë një derbi britanik kundër skocezëve të Hearts. Njukasëll ka një sfidë në teori më të thjeshtë, pasi vihet përballë grekëve të Atromitos, një skuadër pa shumë histori në arenën ndërkombëtare.

Edhe ekipeve italiane u ka buzëqeshur shorti, me Inter që ka peshkuar ekipin rumun të Vaslui, ndërsa Lacio do të luajë kundër sllovenëve të Mura 05. (LajmeShqip.com)

Shorti i play-off të Europa League

Anzhi Makhashkala – AZ Alkmar

APOEL – Neftçi

Atromitos – Njukasëll

Tromso – FK Partizan

Vaslui – Inter

Heart of Midlothian – Liverpul

Atletik Bilbao – HJK Helsinki

Marítimo – Dila Gori / Anorthosis

Molde – Herenven

Debreçeni – Klub Bryzh

Sherif Tiraspol – Olimpik Marsejë

Trabzonspor – Videoton

FC Midtjiland – Jang Bois

Shlask Vroc?av – Hanover 96

Dinamo Bukuresht – Metalist Kharkiv

AC Horsens – Sporting

Hapoel Tel-Aviv – Dudelanzh

Fejenord – Sparta Praga

Madhëruell – Levante

Crvena Zvezda – Bordo

Lokeren – Viktoria Plzen

Lacio – Mura 05

AIK Solna – CSKA Moskë

Legia Varshavë – Rosenborg

Bursaspor – FC Tuente

Steaua Bukuresht – Ekranas

Slovan Liberec – Dnjepro Dnjepropetrovsk

Shtutgart – Dinamo Moskë

PAOK – Rapid Vjenë

Lucern – Genk

Zeta – PSV Eindhoven

Lajme të ngjashme

Back to top button