Student është koha jonë

Nga titulli ky shkrim duket disi i çuditshëm sepse dikush mund të pyes se athua deri me tani nuk ka qenë koha e studentëve! Mbase ka qenë por nuk e kanë treguar vetën për arsye të ndryshme disa nga frika e disa nga benificionet të cilat i kanë pasur nga profesor të ndryshëm si nota e disa avancime të ndryshme. Por, sot ka ardhur koha që ta ngrisim zërin dhe t’i themi mjaftë këtyre padrejtësive që po u ndodhin studentëve të Republikës së Kosovës.

Mos u frikësoni të nderuar edhe pse brenda disa fakulteteve ekziston një lloj empirizmi klasik kisha me quajt, mirëpo mos u frikësoni sepse nëse unë nuk fals, ti nuk flet .., athua kush do të vij dhe të tregoj për parregullsitë në Universitetin tonë a mos po mendon qe studentët Gjerman do të vijnë apo ata Amerikan jo asnjëri.

Unë jam Student i Fakultetit Filozofik dhe çdo dit e më shumë shoh parregullsi shoh profesor të cilët nuk vijnë në ligjërata me muaj e kurse paga mujore u vazhdon, shoh profesor që marrin mbi 1000euro në muajt dhe cilësia e ligjëratës së tyre është për të ardhur keq thjesht vijnë i ndajnë disa seminare dhe për krejt vitin akademik me i mbledh krejt thuaj vetëm 1 orë a ka ligjëruar a jo, pjesën tjetër e kryejnë studentët. Pastaj, ka edhe nga ata të cilët vetëm vijnë dhe i shkruajnë në sllajde disa pika rreth njësisë dhe i lexojnë (po u bëj thirrje se edhe unë këtë punë jam në gjendje me ba bile edhe me një pagë prej 500euro sepse me lexu dim të gjithë).

Madje më e keqja është edhe mosrespektimi i orarit të punës ku vinë dhe shkojnë kur të duan, pa përgjegjësia ndaj studentit, mos mbajtja e konsultimeve, vlerësimi në mënyrë të gabuar ku në Filozofik disa profesor e vlerësojnë memorien dhe jo logjiken dhe unë atyre po u them se ne jemi qenie njerëzore dhe jo kompjuter.

Por, krahas parregullsive ka edhe gjëra pozitive sepse unë nuk jam student që flet vetëm negativisht mirëpo thjesht realitetin po e shpreh. Ka disa profesorë të cilët janë për lakmi dhe nuk mundesh asnjë student me ndegju duke fol diçka keq për të, siç është Prof. Muhamet Mala – i cili është në gjendje të flas me orë në këmbë duke shtjelluar deri në pikë të fundit temën, vlerësimin e ka në rregull pa anësi, respekton orarin e punës – pra me këtë profesor kam pasur edhe fat edhe fatkeqësi. Fat kam pasur që më ka ligjeruar për 3 semestra dhe fatkeqësi që nuk ligjëron edhe më tej edhe në vitin e dytë dhe tretë.
Pastaj është Prof. Gazmend Rizaj i cili ndodhë që vjen 5 minuta para kohe (gjë që disa të tjerë kanë harruar kur kanë ardhur me kohë e lëre më para kohe), dhe inkurajon studentët të mësojnë dhe të merren me shkencën seriozisht. Prof. Ibrahim Gashi dhe Nuri Bexheti po ashtu janë profa të cilët kanë një mënyrë të veçantë të shpjegimit dhe na mësojnë gjëra tepër të veçanta duke i ikur shablloneve dhe sistemit ku profi vjen dhe flet 1 or pa ndërpre, pa marrë shembuj, pa ua dhënë studentëve fjalën dhe duke mos u lënë të degjohet askush. Kjo është empirizëm i epokës moderne. Pra, këta e bëjnë ligjëratën tepër atraktive dhe të kapshme të shoqëruar me shembuj dhe bëjnë një mënyrë tepër të veçantë të analitikes.

Student ti je vlera e një populli ngase sikur një popull të mos jetë i shkolluar ai do të shkoj drejtë zhdukjes sepse Historia na ka mësuar që nuk duhet ta harrojmë të kaluarën sepse ajo përsëritet, Ekonomia na mëson që duhet të punojmë shumë që ta ngrisim shtetin tonë në anën ekonomike, Shkencat Politike na mësojnë se duhet të kemi një diplomaci të avancuar për ta shfrytëzuar paqen dhe në luftë si ta bëjmë luftën. Të gjitha këto na i mëson fakulteti të cilin disa profesor po tentojnë të na e prishin, por jo.

Student iu inkurajoj të raportoni të keqen, ta përkrahni të mirën dhe të vazhdoni drejtë suksesit me hapa të sigurt.
Universiteti është i studentëve jo i profesorëve e dekanëve, ata të cilët dëshirojnë të hapin ndonjë Universitet privat kushtetuta e vendit tonë ua lejon mirëpo ajo nuk ua lejon privatizimin e Universitetit publik.

#STUDENTËTJANËPOPULLI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button