Shënohet 100 vjetori i çlirimit të Shkupit

Qyteti jonë tani më 100 vjet liri, kurr më nuk u okupua dhe nuk u sundua nga të tjerët. Me rastin e kësaj feste komuna e Çairit organizon manifestime të shumta prej të cilave edhe koncerti i shumë pritur nga rinia shqiptare, ku do të ketë emra të njohur të estradës sonë. 

Në orën 12:00- do të mbahet meshë tek shtëpia memorialë e Nënës Terezë , nën patronatin e institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë. Mesha i kushtohet bandës muzikore “Zani i Maleve “ nga Kolë Bojaxhiu.

Në orën 13:30- Promovimi i pullës postare  Zani i Maleve – organizuar nga  posta e Maqedonisë dhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni , tek libraria e Çarshisë.

Në orën 18:00- Defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse, që fillon nga kompleksi Princ deri tek përmendorja e Skënderbeut në Çarshi, në organizim të Shoqatës së Motoristëve Dardanians MC nga Shkupi.

Në orën 19:45- Iftar  i hapur në Çarshi tek xhamia e Murat Pashës. 

Në orën 20:45- program për dekorimin dhe ndarjen e mirënjohjeve tek skena e xhamisë Murat Pashës.

Në ora 22:00- Koncerti në kala i organizuar nga Unioni i Studentëve Shqiptar Dardania dhe komuna Çair me yjet e njohura të estradës : Adrian Gaxha, Dafina Zeqiri, Tuna, Zanfina Isamaili dhe Visar Rexhepi.

Ky projekt është i mbështetur nga komuna e Çairit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button