Nëse kompania amerikane nuk e largon logon e vjedhur të FSK-së do të paditet

Kjo foto e shpërndarë në rrjetin social Facebook nga Shpat Komoni, ku bëhet krahasimi i emblemës së FSK-së me logon e një kompanie të sigurimit në Amerikë, ka ngjallur shumë reagime të hënën në Kosovë, raporton KTV.

Në foto emblema e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duket identike me logon e kompanisë “American Premier Security”, duke ngritur dyshime se kjo e FSK-së është plagjiaturë.

Por, njëri nga krijuesit e saj, Albian Gagica, ka thënë për KTV-në se simboli është punuar në vitin 2009 dhe është origjinal.

Sipas tij, kompania në fjalë është regjistruar në vitin 2016 dhe ndaj saj ka paralajmëruar padi nëse nuk e largon logon ashtu siç parashihet me ligjet në Amerikë.

Në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, që logon e ka si të FSK-së, thuhet se ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në siguri, por është e regjistruar si e tillë në dhjetor të 2016-s, në shtetin e Kalifornias.

Nëpërmjet një kërkimi në internet, me fotografi të këtij dizajni, më parë shfaqet emblema e FSK-së sesa logoja e kompanisë amerikane.

E nëse kërkon me foto të kompanisë amerikane, përsëri del emblema e FSK-së.

Në FSK, përmes telefonit i kanë thënë KTV-së se besojnë dhe e njohin emblemën aktuale si origjinale dhe se për detaje të tjera do të dalin të martën me një qëndrim zyrtar.

LEXO: Krijuesi i emblemës së FSK-së thotë se ajo u vodh nga kompania amerikane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button