Arben Xhaferi ende në gjendje kritike

Gjendja shëndetësore e ish-liderit të  PDSH-së, Arbër Xhaferi vazhdon të jetë e pandryshuar. Mjekët nga Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup thanë se ai mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore në komë.

Si që lajmëruam dje Xhaferi ishte gjetur në gjendje kome në banesën e tij të mërkurën dhe menjëherë ishte dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit ku është duke qëndruar ende. 

Arben Xhaferi vuan nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga marrja me politikë aktive ndërsa kohëve të fundit ai më shumë merrej me shkrime autoriale. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button