Avioni për shuarje të zjarrit përplaset në aeroport

Njëri nga avionët për shuarjen e zjarreve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dje në aeroportin e Shkupit është përplasur për piste me trupin e tij sepse piloti gjatë aterrimit kishte harruar t’i lëshojë rrotat.

Për fat të mirë piloti nuk ka pasur lëndime seriozë ndërsa avionit ka mbetur i shkatërruar dhe nuk do të mund të përdoret.

Piloti disa orë ka marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në disa vende në Maqedoni ndërsa angazhimi i tij i fundit ka qenë për të shuar zjarrin në rafinerinë OKTA.

Ky është njëri nga dy avionët për shuarje të zjarrit të cilët Qeveria i bleu para dy viteve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button