ShBA dhe Kina javën e ardhshme bisedojnë për tregtinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do bisedojnë javën e ardhshme për çështjet tregtare.

Takimet do të mbahen në Pekin ditën e hënë dhe të martë, ndërsa ndaj të dyja vendeve është shtuar presioni për t’i dhënë fund luftës tregtare që po dëmton dy ekonomitë më të mëdha të botës, transmeton Klan Kosova.

Gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar, lufta tregtare ka ndërprerë qarkullimin e mallrave me vlerë prej qindra miliardë dollarësh ndërmjet këtyre dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button