Monstra, sot rezultatet nga mjekësia ligjore, hetimi në fazën përfundimtare

Pas 4 vazhdimeve të paraburgimit vazhdon hetimi i komplikuar për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovcit. Gjykata hetuese thotë se hetimi është ne fazën e fundit. Sot pritet të dorëzohen rezultatet e analizave nga mjekësia ligjore, ndërsa paraprakisht mësohet se janë bërë ADN analizë, analizë e vijave papilare dhe janë hetuar kompjuterët dhe bisedat telefonike të të dyshuarve.

“Hetimi është në një fazë të ndjeshme, janë përpunuar një numër i madh i dëshmive, hetimi po hyn në fazën e fundit. Për sot është paralajmëruar nga instituti për ardhmëri sociale se do të dorëzohet analiza e mjekësisë ligjore e cila është kërkuar nga ana ime në fund të muajit maj” – thotë gjykatësi hetues Vlladimir Tufekxhiq për Portalb.

Gjykatës hetuese i mbeten rreth 40 ditë që të mbaron hetimin dhe të del me dëshmi, pas çka prokurori publik duhet të vendos nëse do të fillon procesi gjyqësor dhe kundër kujt. Deri tani nuk ka informata se është gjetur ndonjë dëshmi e fortë materiale. Nuk janë kapur as armët me të cilat janë vrarë pesë personat në afërsi të Smillkovcit.

Për vepër penale terrorizëm dyshohen katër persona të cilat gjenden në paraburgim, dhe dy të cilët janë në ikje. Fletarresti nga Interpoli për Ismailoviqin dhe Demirin deri tani nuk ka dhënë rezultat./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button