Impossible Instant Lab printon fotot nga iPhone

Kthimi në medium fizik nuk është më vetëm për adhuruesit e pllakave muzikore. The Impossible Project (TIP) dëshiron që të na bëj fotot nga iPhone konkrete me një procedurë tepër të thjeshtë.

Nuk keni nevojë të brengoseni për procedura të gjata nëpër softuer të panjohur; krejt çka i nevojitet pajisjes është kapja e imazhit të ekranit telefonik dhe pastaj printimi në formatin e përshtatshëm Polaroid.

Pajisja gjithashtu është e palueshme dhe e pajisur me bateri në rast se dëshironi ta merrni me vete që ti keni kopjet e fotografive aty për aty në çfardo ngjarje që ndodheni.

TIP planifikon që të përshtatet edhe për gjeneratat e ardshme te iPhone dhe nëse gjithçka shkon mirë, edhe në pajisjet Android. Produkti pritet të hyj në treg deri në shkurt të vitit të ardhshëm por vetëm në rast se kompania arrin fondacione prej 250,000 dollarë deri më 8 tetor të këtij viti.

Projekti është duke u mbështetur në Kickstarter dhe nëse jeni të interesuar t’a keni këtë produkt mund të vizitoni faqen dhe të tregoni mbështetjen tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button